Rritet numri i fëmijëve lypsarë nëpër rrugë

Shtohet numri i fëmijëve lypsarë në rrugë, konfirmojnë institucionet kompetente. Shqetësuese është situata me romët, afro 90% e tyre janë të papunë ndërsa nga to një numër i madh i fëmijëve enden rrugëve.

“Fakt shqetësues është se numri i fëmijëve në rrugë po rritet. Megjithatë, Ministria në periudhën e ardhshme do të ndërmerr aksion së bashku me MPB-në n eliminimin e kësaj dukurie, ndërsa padyshim se ka grupe të caktuara të njerëzve të cilët i keqpërdorin fëmijët për qëllime të tyre”, thotë Ibraim Ibraimi, zëvendësministri për punë dhe politikë sociale.

Gjendjen e rëndë socio-ekonomike të romëve në vend, nga Qeveria thonë se do ta zgjidhin gradualisht duke rritur mjetet e planifikuara për Strategjinë për Romët në Maqedoni.

Por, deri më tani nuk shihet efekti i strategive qeveritare pasi që, posaçërisht gjatë verës fëmijët lypsarë dukshëm shtohen nëpër rrugët e qyteteve shqiptare: si në Tetovë, Dibër e Kërçovë. Nuk përjashtohet as Shkupi e Kumanova. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button