Francë, Exit poll’et sugjerojnë fitoren e Sarkozy

Franca do të zgjedhë sot mijëra këshilltarë lokalë ndërsa mban raundin e dytë të zgjedhjeve për këshillat, që konsiderohen si një test për Francën para zgjedhjeve presidenciale të 2017.

Partia “Bashkimi për Lëvizjen Popullore” e ish-presidentit Nicolas Sarkozy kryeson pas raundit të javës së shkuar, transmeton Rel.

Fronti Kombëtar i djathtë i Marine Le Pen nuk mori dot votat e pritura, duke kaluar në vendin e dytë.

Socialistët e Presidentit Francez François Hollande, të renditur në vendin e tretë, pritet të humbasin shumë vende në këshilla, Sarkozy thotë se raundi i parë tregoi dëshirën për ndryshim të popullit francez.

Sondazhet e opinionit shohin partinë e Sarkozisë dhe aleatët e saj të fitojnë të paktën dy herë më shumë vende se sa Partia Socialiste e Presidentit Hollande.

Lajme të ngjashme

Back to top button