Galaxy S6 dhe iPhone 6, dallimet dhe të përbashkëtat e tyre

Samsung Galaxy S6 dhe iPhone 6 do të jenë telefonat dominues të tregut botëror. Për të parë se cili nga këta telefona është më i mirë më poshtë janë dhënë disa përshkrime për të dy modelet.

Më poshtë do të lexoni se çfarë ka Galaxy S6 që nuk e ka iPhone 6?

Mbushja me energji përmes Wireless-it
Galaxy S6 mbështetë mbushjen me energji përmes Wireless-it me një mbushës të ndarë për ëireless, të cilin mund ta blini në shumë dyqane sot. Ju vetëm e vendosni celularin në një ‘jastëk’ mbushës me ëireless dhe celulari fillon të mbushet ngadalë.

Monitorues për rrahjet e zemrës
Blici LED i S6 vepron si një monitorues i rrahjeve të zemrës gjithashtu, i cili mundet të masë edhe oksigjenimin e gjakut tuaj. Ju mund ta përdorni atë për të testuar normën e pushimit të zemrës, apo gjatë ushtrimeve për ta parë se sa shumë jeni duke e shtyrë atë që të punojë. iPhone 6 mund t’i masë rrahjet tuaja të zemrës por vetëm me një aplikacion të dorës së tretë.

Ekran më të madh me një rezolucion më të lartë
Galaxy S6 përfiton nga një ekran i madh i cili duket mbresëlënës dhe ka një rezolucion më të lartë se iPhone 6. Celulari i fundit i Samsung ka një ekran 5.1 inç AMOLED 2,560X1,440 piksel. Ndryshe, iPhone 6 ka një ekran 4,7 inç me një rezolucion prej 1,344×750.

Një aksesor të dedikuar VR
Samsung tejkaloi pak Apple-në, kufjet Samsung Gear VR mund të ndahen me një Galaxy S6 për të krijuar një përvojë më të bukur të shikimit të videove dhe luajtjes së lojërave të ndryshme.

Çfarë ka iPhone 6 që nuk ka Galaxy S6?

Shpërndarje të thjeshtë mes iPhone, iPad dhe Mac
Nëse keni pajisje të tjera të Apple, si një iPad apo një MacBook, ju shumë lehtë do t’i shpërndani fotot, videot dhe linqet nga Safari në mes të pajisjeve të Apple, falë AirDrop në iOS 8 dhe Mac OS Yosemite. Për më tepër, falë një veçorie të quajtur Handoff, ju mund t’i përgjigjeni thirrjeve në iPhone nga Mac-u.

Ju mund t’i zëvendësoni këto veçori edhe në një celularë Android, por ju do të keni nevojë për një aplikacion të dorës së tretë për ta bërë këtë.

Më shumë aplikacione të reja
Nuk është e çuditshme që shumë shpesh iOS merr aplikacione të reja. Kjo për shkak që është më e lehtë të krijosh një aplikacion për disa modele që veprojnë me iOS se sa mijëra modele që veprojnë përmes Android.

Një ekosistem të madh të pajisjeve dhe çantave
Nëse dëshironi që celulari juaj të ketë një çantë apo zmadhues të përshtatshëm, kufje dhe shtesa të tjera, iPhone është më i miri për këtë. Popullariteti i përhapur i iPhone në SHBA do të thotë se krijuesit e çantave dhe prodhuesit e tjerë të aksesorëve janë të shpejtë për të bërë produkte për të.

Edhe linja Galaxy e celularëve të Samsung janë duke marrë vëmendje, veçanërisht nga krijuesit e rastit, por iPhone ende është duke marrë më shumë produkte të dizajnuara në mënyrë specifike për të.

Lajme të ngjashme

Back to top button