Malas: Për emrin, Cipras për ju është bashkëbisedues më pragmatik dhe më realist

Ambasadori i parë grek në Maqedoni dhe anëtarë aktual i partisë greke “Reka”, Aleksandros Malas i vlerësoi masat e besimit që duhet t’i propozoj Athina si mundësi për avancim pozitiv drejt një të ardhmes më të mirë të përbashkët për Maqedoninë dhe Greqinë. Gjatë fjalimit të tij në kongresin e BDI-së në Shkup Malas tha se Athina do të propozoj pako dhe proces për ndërtimin e besimit.

“Bëhet fjalë për pako dhe proces. Përderisa nuk ka besim atëherë nevojitet proces për ndërtimin e besimit. Nuk më befason reagimi fillestar në Shkup lidhur me masat, por shpresoj që qeveria jonë do ta shqyrtoj qëndrimin rreth masave. Ua kemi borxh gjeneratave më të reja një ardhmëri më të mirë dhe një perspektivë tjetër. Të bëjmë që masat e besimit të jenë nismë e re, nismë e gjeneratës së re- theksoi Malas, duke shtuar se të rinjtë e dy shteteve duhet të ndjehen si miq e jo të gjykuar të jetojnë  njëri pran tjetrit.

Sipas Malas, për momentin nuk ekziston bashkëbiseduar më pragmatik dhe realist për Greqinë. Vlerësoi gjithashtu se qeveria maqedonase po i fundos nismat greke për avancim, duke theksuar se kryeministri Nikolla Gruevski ka fundosur nismën dhe pozicionin negociues të ish kryeministrit Jorgos Papandreu me vendimin pas 9-10 takimeve të përbashkëta për ta ngritur përmendoren e Aleksandrit të Madh në Shkup, duke i hedhur poshtë të gjitha takimet dhe bisedimet me palën greke. Malas shtoi se duhet t’i vihet fund urrejtjes dhe imazhit se Greqia është armiku i Maqedonisë. Ish ambasadori gjithashtu vlerësoi se BDI duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button