fbpx

Soda e bukës apo pluhuri për pjekje? Cila është më e mirë?

Nëse jeni zbavitur duke përgatitur ëmbëlsira, sigurisht keni përdorur edhe pluhur për pjekje dhe sodë buke. Edhe pse kanë efekt të ngjashëm, bëhet fjalë për dy përbërës krejtësisht të ndryshëm.

Soda e bukës është bikarbonat natriumi dhe kur ajo kombinohet me përbërës acidik si dhallë apo lëngu i limonit, formohet dyoksid karboni. Për këtë arsye ëmbëlsira në furrë fiton në volum dhe rritet.

Acidet nga ushqimet gjithashtu e neutralizojnë shijen metalike të sodës së bukës për shkak të karbonat natriumit. Meqë i duhet aciditeti për të reaguar mirë, gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm se me çfarë e përzieni, transmeton Koha.net. Nëse në recetë, për shembull, shkruan se duhet të përdorim dhallë, mos e zëvendësoni atë me qumësht të zakonshëm, sepse nuk ka aciditet të mjaftueshëm. Nëse nuk arrini dot ta blini përbërësin e duhur, qumështit shtoni pak lëng limoni ose uthull për ta marrë rolin e aciditetit.

Pluhuri për pjekje është një përzierje e sodës së bukës, acidit dhe niseshtesë së misrit. Pra, faktori i aciditetit është tashmë i përfshirë kështu që nuk keni nevojë të shtoni lëng limoni ose uthull.

Për të eksperimentuar, përveç pluhurit për pjekje shtoni pak limon dhe do t’ju duhet soda e bukës për të balancuar. Merrni parasysh faktin se pluhuri për pjekje është rreth katër herë më i fuqishëm se soda e bukës, prandaj bëni kujdes me raportin./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button