Portugalia i shuan shpresat serbëve

Portugalia ka bërë edhe më interesante garën për vendin e parë në grupin I, për kualifikimet në evropianin që mbahet në Francë në vitin 2016.
Kombëtarja e Cristiano Ronaldos, ka mposhtur 2:1 Serbinë.
Veterani Ricardo Carvalho në minutën e 10’, shënoi për epërsinë e portugezëve.
Me këtë rezultat, përfundoi pjesa e parë.
Nemanja Matic me një gol të bukur të shënuar në minutën e 61’, barazoi rezultatin në 1:1, por ky barazim zgjati vetëm dy minuta, pasi që Coentrao në minutën e 63’, rikthejë epërsinë për vendasit.
Pas kësaj fitoreje, Portugalia udhëheq në grupin I me 9 pikë, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria, që kanë nga 7 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button