Islamofobia në Britani, sulm ndaj familjes, 4 viktima

Sipas raportit, Shehnila Taufiq, vajza e saj Zejneb (19), dhe dy djemtë e saj Bilal (17) dhe Jamal (15) u dogjën në dhomat e shtëpisë së tyre në Leicester të Anglisë, kur shpërtheu zjarri pas mesnate.

Zonja Taufiq u dëgjua duke bërtitur: “Ju lutem shpëtoni fëmijët e mi”, përderisa fqinjët hidhnon tulla në dritare, në mënyrë që të thenin xhamat dhe të shpëtonin familjen.

Pavarësisht nga përpjekjet e zjarrfikësve, as ajo dhe as fëmijët e saj nuk u kishin shpëtuar flakëve.

Policia arrestoi sonte një njeri në lidhje me vrasjen e një njeriu në Rrugën Kent të qytetit. I dyshuari, 19 vjeç, u arrestua në Londër. Ndërkohë edhe dy femra të moshës 19 vjeçare u arrestuan mbrëmë, raporton The Independent.

Burri i zonjës Taufiq, Muhammad Al Sattar, me profesion mjek neurokirurg, u ngushëllua nga fqinjtë dhe komuniteti. Fqinjët thanë se familja kishte ardhur kohët e fundit në Leicester.

“Këto janë dy incidente shumë të rënda dhe hetimet janë në faza të hershme, dhe nuk mundemi për të vendosur nëse ka ndonjë lidhje mes të dyjave krimeve,” tha Ndihmës shefi polic Roger Bannister.

Sipas raportit, miqtë e përshkruan familjen si myslimanë akademik, të përulur dhe të përshpirtshëm dhe që ishin të njohur në komunitet për pozitivizmin e tyre. Dikush sugjeroi që ata mund të kenë qenë viktima të shkaktuara gabimisht, por ende nuk mund të vërtetohet se zjarri ishte me të vërtetë një sulm hakmarrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button