De Biasi: Duhet të korrigjojmë gabimet. Mavraj: Ende nuk kemi arritur asgjë

Pas fitores, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi në mikrofonin e ‘Supersport’, theksoi se fitorja është e rëndësishme, por nuk duhen harruar as gabimet e skuadrës.

“E dija që Armenia ishte një skuadër e fortë dhe që luan ngjeshur. Janë edhe cinikë, pasi në rastin e parë që patën, shënuan.”

“Duhet të punojmë për të korrigjuar gabimet që bëmë në këtë ndeshje dhe duhet të marrim gjërat e mira që treguam”, tha De Biasi pas fitores.

Ndërkohë, Mërgim Mavraj, autori i golit të barazimit, u mundua të ndalë euforinë.

“Akoma nuk kemi arritur asgjë. Jemi ende larg objektivit. Shpresoj që të vazhdojmë rritjen, pasi kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër”, tha qendërmbrojtësi i kombëtares.

Lajme të ngjashme

Back to top button