Shkup, gjoba deri në 6 mijë euro për tre mjekë

?re mjekë stomatologë të punësuar në Qendrën klinike universitare stomatologjike  “Shën Pantelejmoni” dhe një profesor i punësuar në Shkollën e mesme mjekësore “Pançe Karagjozov” kanë dhënë shërbime plotësuese në institucionet shëndetësore private me çka e kanë shkelur ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

Mjekët janë gjetur gjatë kontrollit të jo të rregullt të inspektoratit të kryer në institucionet private shëndetësore “Impakta dental”, “Dr. Jankullovski” dhe “Dr. Mila Jamakoska”.  

Të gjitha tre institucionet nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt për kryerjen e shërbimeve shëndetësore në veprimtaritë plotësuese. Ordinancat janë mbyllur në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa do të ndërrmeren edhe të gjitha masat e nevojshme për shkeljet e bëra nga ana e punëtorëve shëndetësor dhe të institucionit.

“Përveç mjekëve të gjetur, dënime janë parashikuar edhe për ordinancat private ku kanë punuar ato, të cilët sipas dispozitave ligjore duhet të paguajnë gjobë prej 4.000 deri në 6.000 euro për shkak të kryerjes së veprimtarisë plotësuese në kundërshtim me dispozitat ligjore”, informoi sot në konferencën për shtyp drejtori i inspektoratit shtetëror shëndetësor dhe sanitar, Gjevgjez Shaqiri.

Ai informoi se dje prej tyre ka arritur shkresë nga Qendra klinike universitare stomatologjike se mjekët e gjetur nuk kanë pasur marrëveshje të lidhur me asnjërën prej këtyre tre ordinancave për dhënien e shërbimeve shëndetësore që do ta caktojë Oda stomatologjike e Maqedonisë.

Në “Inpakta dental” është gjetur prof.dr. G.K. specialist i protetikës stomatologjike, derisa në “Dr. Jankullovski” janë gjetur prof. dr. E.J. i punësuar në Qendrën klinike stomatologjike dhe prof.dr. D.J. i punësuar në shkollën e mesme mjekësore. Në “Dr. Mila Jamakovska” është gjetur mjeku O.J. specialist i protetikës stomatologjike, burri i pronares së ordinancës.

Për këto shkelje ligjore do të njoftohet edhe Oda stomatologjike e Maqedonisë. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button