Sela: Deklarata e Ramës për shqiptarët në Maqedoni, në vijë me mendimet e PDSH-së

Na vjen shumë mirë fillimisht që veç më  faktori politik shqiptar në rajon edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, po bien dakord me atë që PDSH-ja e ka sjellë si mendim që në 2009 faktikisht me deklaratën që Marrëveshja e Ohrit është e vdekur dhe duhet një Marrëveshje e re politike.
Kështu është shprehur kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela, duke folur në emër te partisë së tij, PDSH, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe atij kosovar Hashim Thaçi për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

“Është për të u përshëndetur kjo deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë konstatimi se këto marrëveshje nuk respektohen  ashtu siç edhe Kryeministri i Kosovës deklaroi që  3 përqind serb në Kosovë gëzojnë më tepër të drejta se 35 përqind shqiptarë të cilët janë në Maqedoni, edhe tani ngelet i vetmi shqiptar në rajon Ali Ahmeti i cili thotë se shqiptarët jetojnë mirë. Kjo është shumë domethënëse për një fakt që kjo tregon se kemi të bëjmë me një përfaqësues shqiptar në Qeveri i cili është i gjunjëzuar dhe i nënshtruar komplet karshi politikave të VMRO-DPMNE- së dhe Nikolla Gruevskit” thotë Sela.

Një deklaratë e tillë është për tu përshëndet, thekson ai.

“Situata në Maqedoni mund të jetë shqetësuese në qoftë se nuk konstatohet një realitet i tillë, edhe prandaj konstatimi nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, e Tiranës zyrtare që shqiptarët në Maqedoni nuk respektohet dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre është shumë e rëndësishme dhe ne e përshëndesim” thotë Zijadin Sela. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button