Shqipëria nderoi shqiptarët (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe në një takim tejet emocionuese në “Elbasan Arena”, duke mposhtur Armeninë me rezultat 2:1.
Shqipëria dhuroi emocione që rrallë i kemi përjetuar, duke bërë përmbysjen e rezultatit.
Armenët befasisht shënuan të parët, duke gjetur golin që në minutën e 4’, nëpërmjet Yura Movsisyan.
Vazhdimi i pjesës së parë, i takoi tërësisht Shqipërisë, por pa mundur që arrijnë golin e barazimit.
Edhe pjesën e dytë kuqezinjtë e nisën furishëm, duke qëlluar shtyllën me Cikalleshin.

Në minutën e 70’, Armenia mbeti me një lojtar më pak, kur Hovhannes Hambardzum u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo bëri që të përzgjedhurit e De Biasit, të kërkojnë edhe më shumë barazimin, dhe pas shumë tentativave, e arritën në minutën e 77’, me Mergim Mavrajn, që barazoi me kokë.

Ky gol rriti edhe më shumë dëshirën për fitore të kuqezinjve, që pas pesë minutave, shënuan edhe golin e dytë, me të jashtëzakonshmin Shkëlzen Gashin, që shënoi golin e parë me kombëtaren e Shqipërisë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grupin I, me pikë të barabarta me Danimarkën.

Goli i pare, Mergim Mavraj

Posted by Digitalb on Sunday, March 29, 2015

Goli i dyti , Shkelzen Gashi!

Posted by Digitalb on Sunday, March 29, 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button