Fazliu: Kriza me Kosovën, vazhdon vasaliteti i BDI-së ndaj Gruevskit

Vazhdon me paturpësinë më të madhe manipulimi dhe mashtrimi nga ana e BDI-së se ata do ta hapin kufirin me Kosovën me 15 shtator. Kështu është shprehur deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

“Informojmë opinionin se BDI asgjë nuk mund që të hap, ata janë të aftë vetëm të e mbyllin kufirin, kufiri do të hapet me 15 shtator jo për shkak të BDI-së por për shkak të skadimit të afatit të vendimit të Qeverisë për bllokadë të importit të grurit dhe të miellit që është marrë në qershor të këtij viti e që duhet të skadojë me 15 shtator” tha sot Fazliu.

Sipas tij, Gruevski edhe njëherë e bëri të veten, edhe BDI për të satën herë tregoi se nuk ka asnjë miligram forcë politike në Qeveri.

“Roli i të qenurit vasal të Gruevskit u dëshmua edhe këtë herë, tani duke i tejkaluar edhe kufijtë e Maqedonisë ku si pasojë e politikës vasale të tyre dëme të mëdha përveç shqiptarëve të këtushëm përjetuan edhe shqiptarët e Kosovës. Në fund, në vend që të merren me mashtrime dhe manipulime këta të BDI-së se do ta hapin kufirin, bëjnë mirë dhe duhet që të ua kthejnë paratë e mara si haraç shqiptarëve të Kosovës në kufi” tha Fazliu, deputet i PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button