Misioni i trishtë, identifikimi i trupave të coptuar në Alpet Franceze (Foto)

Ekspertët e forenzikës kanë nisur procesin e identifikimit të trupave të coptuar në Alpet Franceze, nga fatkeqësia e para disa ditëve, kur një aeroplan i kompanisë fluturuese “Germanëings” ishte rrëzuar fatalisht duke lënë të vdekur të gjithë njerëzit që gjendeshin në bord.

Të mbeturat nga trupat e viktimave do të fotografohen, skanohen dhe do të përpunohen pëmes një sistemi 3D që mundëson identifikimin e tyre.

Ekspertët po mbajnë shpresa se 95% e mbetjeve do të identifikohen brenda tri javëve të ardhshme, transmeton indeksonline.

Disa nga ekipi i forenzikës kanë mbetur të tmerruar me atë se çfarë kanë parë.

“S’do të mund t’i harroj kurrë këto pamje të tmerrshme”, janë shprehur disa nga ta.

Vendi i përplasjes së avionit po vazhdon të mbahet 24 orë nën kontrollë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button