SPGM: Vetëm ofendoni e lustroni, gazetarët do të mbijetojnë

Paralajmërimet dhe informacionet për lustrimin e gazetarëve të cilët publiku i njeh si shpërndarës të mendimit kritik, nuk është asgjë përveçse një tentim i dështuar për diskriminim dhe etiketim i të gjithëve që nuk janë pjesë e garniturës së gazetarëve qeveritar, thuhet në kumtesën e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), pas paralajmërimit të Komisionit për verifikimin e fakteve që do të lustrojë një grup të caktuar të gazetarëve.

SPGM vlerëson se “sulmi ndaj gazetarëve profesionistë pa marrë parasysh se në çfarë forme bëhet, edhe po të ketë sulm ndaj themelet e profesionist, sërish do të dëshmohet fuqia e profesionit e cila i mbijetoi shumë  sulmeve të deri tanishme dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, prandaj me fjale të tjera, lustroni, etiketoni, ofendoni por gazetarët dhe gazetaria gjithmonë do të mbijetoj”.

Nga Sindikata thonë se ky lustrim është vetëm vazhdimësi e praktikave që ajo i konsideron si instrument politik për të larguar ata që politika i vlerëson si pengesë.

“Lustrimi i këtij lloji, siç ishte edhe ai i Sllavko Janevskit dhe shumë të tjerëve, tregon vetëm dëshirën për hakmarrje nga ana e politikanëve të cilët janë nën udhëheqjen e shteti ndaj të gjitha mekanizmave kontrollues, sidomos ndaj atyre që mbrojnë interesin publik, që sigurisht që janë gazetarët profesionist. Për këtë arsye SPGM deri tek të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e vetë drejton mesazhin që të jenë të qetë dhe me integritet të refuzojnë të gjitha tentimet për disrkesionin e personal apo të kolegëve. Integriteti, nderi dhe reputacioni i gazetarëve nuk mund të prishet me asnjë tentim për etiketim, fyerje, ofendim dhe lustrim. Për ata gjykon publiku, puna e vetë gazetarit dhe përkrahja që ata marrin nga kolegët e tyre”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button