Llazareviq: Maqedonia e izoluar nga BE dhe NATO

Vlladimir Lazareviq, ish zëvendës ministër i shëndetësisë në mandatin e parë qeveritar të Nikolla Gruevskit , kërkon përgjegjësi politike personalisht nga Nikolla Gruevski për gjendjen momentale në vend.

Lazareviq i cili është anëtar i treshes moderne Amsterdame së bashku me Nikolla Dimitrov dhe Pero Dimshovski , ishte mysafir në televizionin shtetëror të Bullgarisë BNT, ku shprehu hapur qëndrimet e tij opozitare dhe theksoi se duhet merret përgjegjësi për skandalin e përgjimeve i cili është turpi më i madh i Maqedonisë.

“Ne duam përgjegjësi politikë, opozita po akuzon qeverinë se ka përgjuar 20 mijë qytetarë gjatë 4 viteve të fundit, gjë që është një skandal shumë i madh dhe sidomos një turp i skajshëm për Maqedoninë”, tha Llazareviz, duke shtuar se edhe pse ende nuk është vërtetuar asgjë, askush nuk kundërshton që përgjimi ishte fakt.

Lazareviq tha se shumica e medieve në Maqedoni janë nën kontrollin policor dhe partiak dhe numri i medieve të lira dita ditës po bie.

“Në Maqedoni ka dy televizione private, ku mund të dëgjohet mendimi kritik, por kjo është shumë pak për të kuptuar populli se çfarë po ndodh. Pyetja është shumë serioze, duam që Gruevski personalisht të merr përgjegjësi për rrezikun në të cilin po e vendos vendin”, tha Llazareviq.

Ai shtoi se për momentin Maqedonia ndodhet në një izolim gjithëpërfshirës nga BE dhe NATO, kurse politika e Gruevskit të cilën e zhvillon 9 vite, e sidomos 7 viteve të fundit, është në kundërshtim me idetë me anë të cilave erdhi në qeverisje.

Lajme të ngjashme

Back to top button