fbpx

PLD: Seancat e Qytetit të Shkupit të transmetohen drejtpërsëdrejti

Me propozim të këshilltarit nga PLD, Zoran Shapuriq, grupi i këshilltarëve të Lidhjes për ardhmëri në Këshillin e qytetit të Shkupit, ngriti Iniciativë për transmetim direkt të seancave të këshillit përmes internetit.

“Këshilltarët e opozitës vlerësojnë se Këshilli i qytetit të Shkupit vendos për çështje të rëndësishme nga shumë
sfera, të cilat janë në interesin e qytetarëve të qytetit të Shkupit. Për shkak të kësaj, këshilltarët vlerësojnë se qytetarët kanë të drejt që ta ndjekin punën e Këshillit të qytetit të Shkupit. Për realizimin e kësaj iniciative, sipas këshilltarëve opozitar, nuk janë të nevojshme mjete financiare dhe transmetimet direkt përmes internetit shumë lehtë teknikisht mund të realizohen. Përmes transmetimeve direkt do të sigurohet transparenca e punës së këshillit të qytetit të Shkupit. Sipas kësaj iniciative, transmetimet e drejt për drejta të seancave të këshillit të qytetit të Shkupit do të mund të nisin në maj të vitit 2015.
Pritet që iniciativa të vendoset në rend dite në seancën e parë të Këshillit të qytetit të Shkupit, që do të mbahet në muajin prill”, shkruhet në kumtesën e PLD.

Lajme të ngjashme

Back to top button