Shtohen dyshimet dhe dëshmitë për detajet që shoqëruan aksidentin e Mlladenovit
Gazeta “Fokus në numrin e saj të sotëm me titull “Nuk ka ikje nga hetim i ri” sjellë dëshmi të reja dhe dyshime për detajet që shoqëruan aksidentin e pronarit të gazetës Nikolla Mladenov i cili para dy viteve vdiq.
“Fokus” e hap çështjen se ku humbi telefoni i Mladenov, pasi që fillimisht ishte deklaruar se ai është gjetur përmes telefonit. Njashtu, për gazetën vlen edhe e dhëna se kush e zbuloi aksidentin.
Mister, sipas gazetës është se ku ka qenë Mladenov gjatë natës, pasi që nuk kanë punuar kamerat në autostradën Veles-Shkup.