Ariu s’bëhet njeri

Njerëzit më të rrezikshëm të popullit janë ato të cilët i thonë “suksese” dëshirës së popullit. Kishte disa zëra individual që bërtisnin e thirnin në drejtësi mirëpo tipat e njerëzve që e dinë të vërtetën dhe të përkrahin me “suksese dhe bravo”, këta janë më armiq se armiqt e vërtetë. Këta janë më problem se sa shum probleme që ishin shumë, në fakt këta janë përkrahësit e problemit.

Secili e ka nga një tigër brenda vetes, por duhet që atë tigër dikush ta zgjon, nervozon e inkurajon që të lirohet e të kërkon atë që i takon. Ajo është liria. Heshtja e tyre ishte ujitje e bahçes së problemit. Bahçe që nuk ishte në dobi të vendit e as të qytetarit por ishte një ndotës e shkatrues i vendit. Populli si term është i gjërë. Aty mund të gjesh të pasur e varfur , të drejtë e hajna, hallall dhe haram por heshtësit ndaj problemit të vet, që ishte në dëm të vetes së vet, këta ishin në numër më të madh.

Tërë aj vrap, aktivitet, djersë e sakrificë i shumë njerëzve, e tëra kjo vetëm për ujitjen e bahçes së mashtrimit. Popull i heshtjes, frikacak të rendit të parë, çfarë do të shkruan historia ? Pasardhësit e tu do të lexojnë për ty se si ti i ke buzqeshur padrejtësisë. Ti je fajtor se pse ata do të lexojnë një histori të mposhtur, ti je fajtor dhe vetëm ti. Ti je fajtor se ke përkrahur arushën për ta bërë njeri por ariu s’bëhet njeri. Këta njerëz sonte i gjen, nesër mbrëma s’i gjen. A kan shokë këta njerëz, shoku për shok si në gëzim ashtu në pikëllim, si duket këta janë të humbur në mesin e lumturisë e marrëzisë. Si të zgjohen ku veshët e tyre janë bërë imun ndaj heshtjes. Zëri i drejtësisë, zemra e sinqertë dhe duart e sakrificës vetëm se janë lexuar në historinë e Skenderbeut, nëse janë lexuar! Kujt i bëhet vonë për Skenderbeun, kush është Skenderbeu! Prap heshtje..

Në Amerikë thonë, “Think Big “, këtu nuk lodhet truri më larg se pragu shtëpisë. Fundi fundit kulm përmbi kokë kemi të gjithë, nga uria nuk vdiset, por vdiset nga tradhtia. Ne si popull e kemi perfeksionuar tradhëtinë me të gjitha nivelet. Diaspora e mbushur me gjakun tonë, djersa jonë që po lundron në Europën superiore po e bën atë ende më të fortë e atdheun, po kujt i bëhet vonë për atdheun. Ikja është bërë gëzim, vetëm nënat tona nuk gëzohen, malli për djemt e saj ta këput zemrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button