fbpx

Florida, 7 studentë qëllohen me armë në një festë

Shtatë persona u qëlluan me armë zjarri, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike, gjatë një feste në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi pak pas orës një të mëngjesit në një nga klubet e natës në vend, kurse policia thotë se ka arrestuar një të dyshuar.

Autoritet lokale deklarojnë se dy prej viktimave ishin studentë kolegji, nga Alabama, dhe i dyshuari i të shtënave është 22 vjeçari David Jamichael Daniels. I akuzuari për tentativë vrasjen e shtatë personave ndodhet në paraburgim, tha policia në një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

Ditët e fundit Florida ka qenë në kaos dhe jashtë kontrollit si pasojë e festave të shumta të qindra studentëve, të cilët marrin pushimet e paranverës në këtë periudhë.

Të plagosurit janë Kearria Freed, 20 vjec , Anesia Poëell, 20, Devanta Moore, 21 vjec , Jacole Young, 22 vjec , Kelli Curry, 21 vjec , Tykeria Ethridge, 22 dhe Henton Franklin, 22 vjec. Freed, Moore dhe Franklin ndodhen në gjendje kritike për jetën./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button