Kanada: Aeroplani del nga pista, nuk ka të vdekur

Një aeroplan i kompanisë ajrore kanadeze Air Canada i tipit Airbus A320, ka rrëshqitur nga pista e fluturimit dhe ka shokuar pasagjerët që gjendeshin në bord në aeroportin “Halifax Stanfield International Airport Canada”, ka konfirmuar Kompania.

“Aeroplani rrëshqiti nga pista përderisa po ateronte”, Air Canada ka konfirmuar përmes Twitterit, transmeton Indeksonline.

Sipas kompanisë të gjithë pasagjerët po evakuohen dhe po dërgohen në terminalet e aeroportit.

Numri i njerëzve në bord ishte 137 gjithsej.

Asnjë lëndim serioz nuk kanë pësuar pasagjerët, vetëm se disa prej tyre kanë pësuar gërvishtje të lehta dhe ishin në gjendje shoku, raportojnë mediat e huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button