Tre viktima civilë në një sulm me auto-bombë në Afganistanin jugor

Të paktën tre civilë janë viktima të një sulmi me auto-bombë, shënjestra e së cilës ka qenë me siguri karvani i forcave të NATO-s dhe të Afganistanit.

Incidenti ka ndodhur në Kandahar në pjesën jugore të Afganistanit.

Vetëvrasësi me bombë para kohe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes në automobil, derisa ka qarkulluar në rrugë në afërsi të aeroportit në Kandahar.

Sipas DPA-së, sulmi është kryer afër shtëpisë shëndetësore në qarkun Daman pranë rrugës për në aeroport. Ushtarë afganë dhe të NATO-s nuk janë lënduar në sulmin, në të cilin ka edhe disa të plagosur, lajmërojnë mediat lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button