Hajredini: Sa kohë qëndrohet në burg për mito prej 20 milion eurosh?

Duke u analizuar bisedat e përgjuara që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për korrupsion në tenderët e ELEM në Manastir dhe gjatë kontraktimit të shumave për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip, ish ministri i financave në emisionin e fundit “360 shkallë” në Alsat , Xhevdet Hajredini e hapi dilemën për atë se sa do të ishte dënimi për ato që marrin mito ose korruptohen me më shumë miliona euro nëse vetëm për 500.000 euro, të cilët i ka marr nga firma kineze, pronari i Kozjak, Pande Lazarov u burgos me 5 vite.

“Me ligjet në fuqi është eksplicite që të ketë tender. Tashmë jemi dëshmitarë se pse është bërë gjithçka pa tender , në mënyrë që të jenë më pak transparent. Në mungesë të kontrollit shoqërorë dhe institucional qeveria këtë mënyrë të veprimit e ka bërë sistem të funksionimit”,  thotë Xhevdet Hajredini.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button