EUROSTAT: Për katër vite, 26.050 kërkesa për azil nga Maqedonia, e dyta në Ballkan

Sipas Eurostat nga viti 2009 deri në maj të vitit 2013 në shtetet e Bashkimit Evropian azil kanë kërkuar gjithsej 122.285 persona nga Ballkani Perëndimor, që është pothuajse aq sa edhe numri i banorëve të Podgoricës, Mostarit ose Rjekës, lajmëroi Anadolia.

Kjo do të thotë se mesatarisht çdo ditë në katër vitet e fundit azil kërkojnë nga 76 njerëz nga Ballkani.

Më së shumti kërkesa për azil në atë periudhë ka nga Serbia 61.455 që është pothuajse 50 për qind nga të gjitha kërkesat e shteteve nga rajoni në BE. Vijon Maqedonia me 26.050 kërkesa, që është pothuajse një e katërta e të gjitha kërkesave të parashtruara në periudhën e njejtë nga shtetet e Ballkanit.

Sipas saj, vetëm nga Serbia dhe Maqedonia ka 75 për qind nga të gjitha kërkesat për azil nga shtetet e atij rajoni në shtete të Bashkimit Evropian. 

Pas Maqedonisë, vijon Shqipëria me 18.465, BeH me 13.455 dhe Mali i Zi me 2.870 kërkesa për azil.

Në vitin 2009 nga Ballkani ka pasur 9.860 kërkesa për azil (940 nga Maqedonia) në vitin 2010 ka pasur 29.680 (7.550 nga Maqedonia).

Në vitin 2011 nga Ballkani Perëndimor azil në BE kanë kërkuar gjithsej 25.810 banorë (5.545 nga Maqedonia). Në vitin 2012 kjo shifër është 43.250 njerëz që është për 13,4 për qind nga kërkesat e tërësishme për azil në BE (9.625 nga Maqedonia).

Në pesë muajt e parë të këtij viti nga shtetet e Ballkanit Perëndimor azil kanë kërkuar 13.685 persona, ndërsa më së shumti kërkesa ka nga Serbia 5.405, Shqipëria 3.975 dhe Maqedonia 2.390.

Lajme të ngjashme

Back to top button