Bruto prodhimi vendor në kuartalin e dytë të viti shënon rritje

Bruto prodhimi vendor në kuartalin e dytë të vitit, shënon rritje prej 3,9 për qind, shpalli enti shtetëror për statistikë .Sipas të dhënave të publikuara në tremujorin e dytë të vitit 2013 është shënuar rritje në më shumë sektorë.

Rritje më e madhe është shënuar sektorin e  ndërtimtarisë për 33,2 për qind, komunikacion, deponim dhe lidhje prej 7,5 për qin, minierë dhe nxjerrje të gurëve, industria e përpunuar dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avull, dhe ujë për 4,1 për qind.

Konsumi final i amvisërive duke i përfshirë institucionet joprofitabile të cilat u shërbejnë amvisërive, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012, në mënyrë nominale rritet për 3,5 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor arrin 75,9 për qind. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve nominale u rrit për 1,1 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje në vlerë nominale prej 1,3 për qind

Lajme të ngjashme

Back to top button