Italia nuk arrin më shumë se një barazim kundër Bullgarisë

Bullgaria ka ndalur në barazim 2:2 Italinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016.

Italianët kaluan të parët në epërsi me autogolin e Minev, ndërsa më pas Bullgarët shënuan dy gola të shpejtë për 2:1 me anë të Popov (11’) dhe Micanski (17’).

Golin e barazimit për Italinë e shënoi Eder në minutën e 84’.

Pas këtij barazimi, Italia mbetet në vendin e dytë në Grupin H me 11 pikë, dy më pak se sa Kroacia në vendin e parë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button