Vendet e Ballkanit kërkojnë ndihmë nga BE-ja për ti luftuar azilantët e rrejshëm

Vendet e Ballkanit, pas vendosjes së mekanizmit për rikthim të vizave, i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian, që tu ndihmojnë në zgjidhjen e problemit me azilantët e rrejshëm, duke apeluar te vendet anëtare të Unionit për t’ua ndaluar privilegjet e atyre që parashtrojnë kërkesë për marrjen e azilit gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës.

Në Sarajevë u mblodhën kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ministri i brendshëm i Malit të Zi Rashko Konjeviç dhe ai i mbrojtjes së Bosnjës, Fahrudin Radonçiç duke shprehur shqetësimin se azilantët e rrejshëm mund të ndikojnë që BE tua kthejë vizat përgjithmonë.

Në këtë takim nuk ka pasur përfaqësues nga Maqedonia. 

Parlamenti Evropian, të enjten e miratoi mekanizmin i cili mundëson vendosjen e regjimit të vizave për vendet nga të cilët vijnë azilkërkuesit. Gjatë votimit të këtij mekanizmi në Parlamentin Evropian, euro deputetët bullgarë dhe grekë votuan pro miratimit, ndërsa një ndër përkrahësit më të madh të deritanishëm të liberalizimit të regjimit të vizave, euro-deputeti slloven Jelko Kacin ishte i përmbajtur.

Ndërkaq, euro-deputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si ”ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit, kërkesa e sa nuk u mor parasysh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button