Skandal me biletat për Shqipëri-Armeni, shiten 5 herë më shtrenjtë. FSHF justifikohet

Shumë njerëz janë ankuar ditët e fundit se nuk po mund të blejnë bileta për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Armenisë. Ata thonë se nuk gjejnë bileta në sportele, në sistemin online që ka ngritur FSHF nuk ka funksionuar dhe se në tregun e zi biletat po shiten deri pesë herë më shtrenjtë.

Në prag sfidën Shqipëri- Armeni, biletaria e “Elbasan Arenës” qëndron e mbyllur duke zhgënjyer të gjithë të interesuarit.

biletat noa

Çmimet e biletave për ketë ndeshje janë si me poshtë:

Tribunat C2, G2= 1.000 lekë

Tribunat C1, C3, G1= 1.500 lekë

Tribunat D, F= 2.000 lekë

Tribuna E= 3.000 lekë

Tribunat B1, B5= 6.000 lekë

Tribunat B2, B4, A1, A4= 8.000 lekë

Tribuna B3= 10.000 lekë

Federata Shqiptare e Futbollit, reagoi sot në lidhje me shpërndarjen dhe shitjen e biletave për ndeshjen e radhës kualifikuese për kampionatin Europian, Shqipëri-Armeni, që do të luhet të dielën më 29 Mars në stadiumin “Elbasan Arena”, transmeton Noa.
FSHF thotë se interesimi për këtë ndeshje, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kërkesat per te qenë në stadium kane qene maksimale.

“Kerkojme ndjese ne forme morale që s’mund të plotësojmë mijëra kërkesa që vijnë për pajisjen me bileta, pasi nuk është ne dorën tone por ne baze te vendeve qe ofron  “Elbasan Arena” sepse korrektësia dhe mbarëvajtja e  procesit te ndeshjes ne tërësi është prioriteti ynë si federatë”.
Sa i takon shitjes së biletave, FSHF thotë se ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri, shitjen e biletave online. “Nje sherbim ky qe ka qene prezent ne ëebin zyrtar te FSHF-se per nje hark kohor 17 ditesh ne lidhje me ndeshjen qe na pret. Rreth 20% te biletave jane shitur ne kete formë”.

Federata Shqiptare e Futbollit, thotë më tej se në bashkëpunim me të gjitha grupimet e organizuara të tifozëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga gjithë Europa, ka bërë planifikimin dhe shpërndarjen e biletave për ta, duke i konsideruar një faktor të rëndësishëm, që mbështesin kombëtaren kuqezi, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Biletat për këtë ndeshje, janë shitur në sportelet përkatëse si në qytetin e Tiranës ashtu edhe në atë të Elbasanit, duke pajisur me to, qytetarët e paraqitur në sportele. Sigurisht, kërkesat janë shumë më të mëdha në raport me mundësitë dhe kapacitetin e stadiumit por kjo nuk është ne dorën tonç”, – justifikohet FSHF.

Kurse shton: “Nëse dikush blen nje bilete ne forme te ligjshme e me pas e shet kete bilete personalisht ne forme te jashteligjshme, ky nuk eshte aspak faji ynë”, – lan duart FSHF. Në fund, FSHF i bën thirrje qytetarëve, që “të denoncojnë çdo abuzim të mundshëm në lidhje me çmimin e biletës apo shitjen e tyre në vende të paautorizuara nga FSHF”.

Lajme të ngjashme

Back to top button