fbpx

Itali, arrestohen dy shqiptarë duke vjedhur tulla

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur duke vjedhur tulla në orët e para të mëngjesit të 28 marsit në qytetin e Aleksandrisë.

Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasit Bib Dokaj 41 vjeç dhe Ardian Zefi 27 vjeç, persona me precedente të shumtë penale.

Karabinierët e qytetit të Aleksandrisë i kapën dy shqiptarët, sapo ata kishin ngarkuar në një kamion rreth 600 tulla të shkulura nga muret e një ndërtesë të rrënuar.

Kamioni me tullat u sekuetrua, ndërsa dy të ndaluarit u dërguan në dhomat e paraburgimit të stacionit të karabinierisë së Aleksandrisë./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button