Gjëra që mbase nuk i dinit mbi avionët, fluturimet dhe aeroportet

Sa persona janë duke udhëtuar me avion në këtë moment? Vërtet ekziston një aeroport i cili i dedikohet Batmanit? Sa zgjat një fluturim i shkurtër? Këto dhe jo vetëm do t’i zbuloni në artikullin e mëposhtëm të revistës së njohur ndërkombëtare “Focus”.

-Sa persona po udhëtojnë vallë në këtë moment? Një shkencëtar i fizikës ka provuar t’i japë përgjigje kësaj pyetje te sajti Quora, duke studiuar statistikat e fluturimit të Boeing dhe të Iata. Nëse përllogaritjet e tij janë të sakta, në këtë moment në ajër mund të jenë rreth 690.000 persona.

-Jo vetëm Leonardo da Vinçi (Fiumicino) dhe John Fitzgerald Kennedy (New York), por edhe Batman ka një aeroport që i dedikohet plotësisht atij. Ai gjendet në juglindje të Turqisë. I servirur nga Turkish Airlines, mbledh vizitorët nga Anadolli. Në të vërtetë superheroi i filmave nuk ka të bëjë fare, por aeroporti quhet kështu, sepse bazën e tij e ka në provincën Batman, ku takohen lumenjtë Tigër dhe Batman, i cili e ka marrë emrin nga “bati”, fjalë turke që do të thotë perëndim.

-Në Brazil, ekuipazhi i fluturimit të linjave ajrore merr pjesë në një program trajnimi në xhungël. TAM Airlines, në veçanti, njihet për kurset e tij të mbijetesës për shoqëruesit e fluturimit: atyre u mësohet se si të përdorin mbeturinat e një avioni për të krijuar streha dhe se si të përdorin thikat e mëdha për të mbrojtur pasagjerët nga rreziqet e xhunglës.

-Po fluturimi më i shkurtër në botë cili është? Nga Westray në Papa Westray, në Skoci: më pak se dy minuta përfshirë edhe uljen. Udhëtohet me Loganair, me avion dhjetë vendesh. Po ai më i gjati? Me siguri fluturimi që shkon nga Sidney (Australi) në Dallas (SHBA): 15 orë e 25 minuta (13.800 km).

-Kutia e zezë? Në të vërtetë ajo është e kuqe/portokalli. Quhet kështu sepse kur u krijua (u përdor tek avionët e parë, mes viteve ’40 dhe ’50) ishte e zezë për të mbrojtur nga drita, që mund të shkatërronte shiritin fotografik tek i cili ishin memorizuar të dhënat. Sot është portokalli ose e kuqe, në mënyrë që gjetja e saj të jetë e lehtë në rast të ndonjë aksidenti ose në fund të oqeanit.

-Shoqëria e kërkimeve britanike Skytrax njihet për dhënien e çmimeve të ndryshme mbi avionët dhe aeroportet, duke përfshirë çmimin për pistën, apo edhe topdhjetëshen të shoqërive të fluturimit në bazë të hapësirës së ndenjëseve. Sipas këtij klasifikimi vendin më të mirë në ekonomi e mbajnë avionët e Saudi Arabian Airlines, ndërkohë qëThai Airways fiton çmimin e parë për shërbimin e ushqimeve.

-Sipas sajtit Flightright, që merret me rimbursimin e pasagjerëve, në vitin 2013 u anuluan 5 milionë fluturime, ndërsa vonesa mesatare e aeroporteve europiane është 30 minuta.

-Avionët që ofrojnë lidhjen me internet pa kabllo për pasagjerët janë në rritje: sipas një kërkimi të Routehappy, sot në botë, një në katër avion u ofron pasagjerëve Wi-Fi. Këtë gjë më mirë e bëjnë kompanitë amerikane, që në 66% të rasteve kanë Wi-Fi në bord “(edhe pse nuk është e thënë se e përdorin).

-Nuk duhet të largoheni shumë për t’u ulur nën ujë: mjafton të shkoni në Amsterdam, ku aeroporti i qytetit Schiphol gjendet në 3,35 metra nën nivelin e detit. Ai është aeroporti më i “ulët” në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button