1.4 milion euro të tjera për Muzeun e luftës së Maqedonisë

Dy vjet pas hapjes solemne, Muzeu i luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi ende nuk ka marrë pamjen e imagjinuar. Ministria e kulturës para 10 ditëve ka nënshkruar marrëveshje të re me kompaninë ndërtimore “Beton” nga Shkupi, për të kryer punët plotësuese për ekspozitën e muzeut, shkruan portali bild.mk.

Procedura është kryer me bisedime, pa publikimin e konkursit paraprak. Në mënyrë që të realizohen aktivitetet e nevojshme, nga buxheti shtetëror, për këtë projekt do të paguhen 86.491.659 denarë ose 1.4 milion euro. Afati i nënshkruar për ndërtim do të zgjasë gjashtë muaj.

Nga fillimi i ndërtimit e deri më sot, në këtë objekt të muzeut me sipërfaqe prej 2.500 metra katrorë, janë investuar mbi 14.7 milion euro. Në hapësirat e saj janë shfaqur 109 figura, 69 piktura dhe 17 portrete të historisë së Maqedonisë. Përmbledhja e muzeut është e përbërë nga 1187 eksponate, mes të cilave është edhe Deklarata për Pavarësinë e Maqedonisë. Kjo ndërtesë e projektit “Shkupi 2014” u lësha në përdorim para 2 viteve në Ditën e Pavarësisë – 8 shtator, shkruan portali bild.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button