LG G4 vjen në fund të muajit prill

Telefoni i ri i LG-së, LG G4, raportohet se do të lansohet në fund të muajit prill.

Pas shumë spekulimeve për të dhe specifikat e telefonit të ri, raportohet se kompania është gati për ta lansuar zyrtarisht në treg, transmeton Koha.

Spekulimet për telefonin e ri vijnë pas publikimit të disa fotografive.

Vitin e kaluar, G3 ishte shpalosur në maj dhe ishte lansuar në qershor, andaj nuk pritej që kompania ta lëshonte këtë telefon më herët se muaji maj, por lansimit i dy telefonave të rinj të Samsungut ka ndryshuar planet e LG-së. Ajo do që t’i përgjigjet sa më shpejt kompanisë koreane.

Sa i përket specifikave, LG G4 pritet të vijë me ekran 5-inç sikurse paraardhësi dhe me ekran të lakuar.

Analistët thonë se LG do të shesë 15 milionë njësi të telefonit të ri dhe do të jetë rival i Samsung S6 dhe iPhone të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button