fbpx

Lëvizja Besa prezantoi platformën në Strugë

Sot në Strugë, lëvizja Besa, promovoi platformën e saj politike RIDEFINIMI. Në këtë event morën pjesë krerët qendror të kësaj Lëvizje si Billall Kasami, Afrim Gashi, Zeqirija Ibraimi, Adnan Azizi dhe përfaqësuesi i saj në Strugë, Riat Abdurramani, të cilët shpalosën programin politik që ofron kjo Lëvizje.

Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte interesi i madh i qytetarëve struganë, për të dëgjuar platformën dhe ofertën e Lëvizjes Besa. Më poshtë ju përcjellim disa fotografi nga ky evenimet, ndërsa në vijim do tju njoftojmë edhe me fjalimet e drejtuesve./Drini

Lajme të ngjashme

Back to top button