Zbulim i shqiptarit nga Gostivari në sferën e teknologjisë

Modeli matematikor të cilin e zhvilloi Blerim Emruli (29) nga Gostivari, në të ardhmen do t`i mundësoj informaticientëve që të krijojnë përshtatje elektronike të cilat do të funksionojnë në principin e vendosjes dhe memories njerëzore. Doktori i ri i shkencave, në disertacionin e tij tregoi se inteligjenca artificiale mund që të afrohet deri te ajo që njeriu ta realizoj në praktikë.

Dashuria ndaj matematikës dhe teknologjisë informative, këtë gostivaras e ka dërguar mijëra kilometra larg shtëpisë, në veriun e fundit në Evropë. Atje iu është treguar mundësia e aftësimit të cilën e ka shfrytëzuar.

Ai, këtyre ditëve qëndroi në vendin e lindjes dhe e ndau suksesin e tij me të afërmit dhe miqtë. Tha se pas shtatë viteve të kaluara në Suedi duke punuar në Universitetin Teknik në Luleu, përfundimisht mund të pushoj dhe t`i gëzohet të arriturës.

Ky shkencëtar i ri sqaron se atë që e ka punuar gjatë pesë viteve të fundit e ka shkruar në 140 faqe si temë disertacioni me titull “ Sistemet prezente kongitive: Vektorët, qasja simbolike”.

“ Gjegjësisht teza ime është punë hulumtuese që jep një zgjidhje praktike shkencore. Njohuritë e mia tregojnë për përshtatjet elektronike nga firma të ndryshme të vendosura në mjete elektronike, të cilat në mënyrë automatike mund të bashkëpunojnë”, sqaron Blerim.

Edhe pse për rrethet shkencore kjo sferë që është në rritje, për njeriun e thjeshtë, mund të duket si një fantastikë shkencore. Por, gjuha e thjeshtë e treguar përmes modelit të tij duhet që të mundësoj përparim të mjeteve digjitale, sidomos të sistemeve miniatur me cilësi kognitive. Në praktikë kjo d.m.th se mjetet elektronike në rrethin tonë do të komunikojnë ndërmjet veti sikur truri i njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button