fbpx

Plas sherri në Big Brother (VIDEO)

Ka mjaftuar një fjalë “të dua”, që të nisë një debat i dhunshëm mes dy banorëve më të spikatur në edicionin e tetë të Big Brother.

Pas debateve të shpeshta, mes Kikës dhe Albës, pasi kjo e fundit nuk dëshironte që ai t’i thoshte “Të dua”, situata u ekzagjerua. Ajo  nga ana e saj i është lutur Kikës që mos ia thotë më, sepse e bën për të vjellë.

Debati ka precipituar edhe më tej kur Kika i ka thënë Albës, se ajo ka kërkuar të bëjë koalicion me të kundër Xhensilës.  Alba e mohon këtë gjë, ndërsa Kika ka thënë që do të shohin filmimet.

Më pas Alba i ka thënë Kikës: “Po të dua e shkatërroj figurën tënde në sekondë me gjërat që di për ty”. Kjo gjë e ka nxehur Kikën, i cili ka kapur për fyti Albën, ndërsa banorët janë munduar ta qetësojnë atë. Debati ashpërsohet në minutën e 8.

Lajme të ngjashme

Back to top button