“Arrest shtëpie” për Doshin e Frrokun

Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe për Tom Doshin, e njëjta masë e vendosur pak minuta më parë për Mark Frrokun.

Dalja e Doshit nga ambientet e Gjykatës së Lartë është shoqëruar me duartrokitje dhe ovacione nga mbështetësit e tij. Doshi do të dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u shoqëruar më pas drejt shtëpisë, nën masa të rrepta sigurie.

Pas daljes nga gjykata, dy avokatët e Doshit deklaruan se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën e Strasburgut, pasi nuk janë dakord me vendimin e dhënë nga gjykata për “arrestin në shtëpi”.

“Dhanë provat që janë bërë publike më parë. Do të shkojmë në gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.  Po diskutoheshin kërkesat për masën e sigurimit. U dha masa e arrestit në shtëpi, vendimi i Gjykatës së Lartë është i padrejtë i pambështetur në ligj. Ne u njohëm me provën dhe ka prova të tjera për ato që vërteton Tom Doshi. Ne u njohëm edhe me prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë Tom Doshi”, thanë avokatët.

Lajme të ngjashme

Back to top button