Serveri i “Wikileaks” është shitur për 33 mijë dollarë

Serveri i faqes së Internetit “Wikileaks”, në të cilin ruheshin dokumentet sekrete të SHBA-së, u shit ditën e enjte në ankandin e Internetit eBay për 33 mijë dollarë.

Ai ishte vënë në ankand nga Internet-provajzeri suedez Bahnhof vetëm për 1 mijë dollarë. Përfaqësuesit e tij vunë në dukje se faqja e Internetit “WikiLeaks” ka vlerë të madhe simbolike, pavarësisht faktit që informacioni i ruajtur në të është fshirë.

Të ardhurat e fituara nga shitja e tij do të ndahen midis organizatave “Reporters Whithout Borders” dhe “5th of July Fundation”, të cilat janë kundër kufizimet të lirisë së fjalës.

Lajme të ngjashme

Back to top button