fbpx

Edhe një disfatë e Shkupit, Gostivari përsëri çalon në shtëpi

Futbollistët e Vëllazërimit kanë marrë fitore të madhe në stadiumin e Çairit në Shkup, duke i ikur përsëri pozitës së palakmueshme në tabelë dhe kështu përsëri është afruar me ekipet që do të pretendojnë pozitën e dytë dhe të tretë për kualifikim eventual në Ligën e Parë.
Kjo është disfata e dytë e Shkupit në fushë të sajë, pasi që më herët edhe Gostivari ishte skuadra që kishte arkëtuar tri pikë në fushë të Shkupi. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Altin Lloga në minutën e 53-të, ndërsa vendsit nga shumë raste që kishin, nuk arritën që të konkretizojnë asnjë.

Skuadra nga Çairi në këtë ndeshje kishte vuajtur mungesën e Suat Zendelit i cili shkaku i problemeve private nuk po arrin të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa kanë munguar edhe Bujamin Asani i cili ka të dëmtuuar arkadën dhe dy Goranat Stankovski dhe Maznov.

Shkupi edhe më tej është lider i tabeës por tani me vetëm 9 pikë diferencë nga Mlladost CD, skuadër që ka fituar Euromilkun me rezultat 2:0. Goastivari në shtëpi të saj nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj “Skopjes”, duke ja vështirësuar vetes garën për pozitë të favorshme për Ligën e Parë.

Rezultatet e xhiros së 19-të:
Shkupi – Vëllazërimi 0:1
Mlladosti – Euromilk 2:0
Gostvari – “Skopje” 0:0
Nesër luajnë:
Makedonija Gj.P. – Drita
Kozhuv – Napredoku

Tabela: 1. Shkupi 42 pikë, 2.Mlladost CD 33, 3. Gostivari 30, 4.Vëllazërimi 27, 5. Makedonija Gj.P 26 (-1), 6. Kozhuvi 25 (-1), 7. Euromilku 24, 8. “Skopje” 24, 9. Drita 17 (-1), 10. Na[redoku 9 (-1).

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button