Kosova, gati të aplikojë në OKB

Republika e Kosovës bën përgatitjet e fundit për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Telashet me Rusinë e Kinën janë evidente, sepse ata kanë paralajmëruar veton, por sipas autoriteteve shtetërore të Kosovës, vendi ynë e ka në plan të lëvizë në këtë drejtim, pavarësisht kësaj situate, shkruan gazeta Tribuna.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i ka rritur kërkesat për zëvendësimin e Rezolutës 1244, që do të ishte si veprim i parë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në OKB. Siç dihet Rezoluta në fjalë vazhdon të mbetet në fuqi, dhe si pasojë e kësaj as UNMIK-u nuk mund të largohet nga Kosova./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button