fbpx

Treni i nisur prej Selanikut për Shkup, del nga binarët

Binaret e dëmtuara për shkak të shiut të rrëmbyeshëm ishin arsyet që një tren i cili transportonte mallra të del nga shinat, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Fatmirësisht treni ka qenë me mallra dhe jo me udhëtarë, për arsye se vagonët u përplasën njëri me tjetrin dhe janë shkatërruar tërësisht. Treni ka transportuar pajisje elektronike nga Selaniku për në Shkup, kurse për shkak të fatkeqësisë është ndalë qarkullimi nga Selaniku për në Shkup, lajmërojnë nga hekurudha e Greqisë.

Pak pas orës 8.15 të mëngjesin, 30 kilometra larg Selanikut, gjegjësisht në vendit të quajtur Gefira, ka kaluar lokomotiva me pesë vagonë, kurse tjerët filluan të fluturojnë nga binarët dhe duke u ndeshur njëri më tjetrin, njofton televizioni grek MEGA.

Janë shkatërruar 29 prej 34 vagonëve të trenit. Anëtarët e ekuipazhit që kanë qenë në tren kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë tre ditëve të fundit kanë dëmtuar binarët në vendin ku edhe ka ndodhur  fatkeqësia.

Lajme të ngjashme

Back to top button