Përmbytje në Likovë, del nga shtrati lumi i Sllupçanit

Niveli i lumi Sllupçani është rritur pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, duke dalë kështu nga shtrati i tij në një pjesë të komunës së Likovës, gjegjësisht në Opajë, Orizare dhe Likovë, me ç’rast ka shkaktuar përmbytje në një pjesë të vogël të tokave pjellore, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave(QRMK).

Rritje e nivelit të ujit ka pësuar edhe lumi Pçinja në komunën e Negorçanit, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë informacion për përmbytje, thonë nga QRMK.

Në komunën e Kumanovës mbrëmë ka rënë shi 12,8 litra në një metër katror, njoftojnë nga QRMK. Nga atje sqarojnë se kjo sasi e reshjeve të shiut nuk mund të shkaktojë dalje nga shtrati të lumenjve të kësaj komune.

Lajme të ngjashme

Back to top button