Avokati i popullit: Po të dëgjonin se çfarë po flasim ndoshta Tamara nuk do të vdiste

Këto tre vitet e kaluar avokati i popullit po paralajmëron se është e mundur të ketë pasoja të mëdha nga procedurat e ngadalshme në të cilat Fondi i sigurimit shëndetësorë do të vendos nëse ndonjë qytetar do të dërgohet jashtë vendit për shërim, siç ndodhi në fund edhe me Tamarën e vogël nga Velesi, e cila ndërroi jetë duke pritur vendimin e FSSHM.

Kjo mund të vërehet në tre raportet e fundit vjetore të avokatit të popullit, ku ka thuajse rekomandime të ngjashme, por deri më tani asgjë nuk është ndryshuar.

Në konferencën e djeshme për shtyp, në të cilën e prezantoi raportin vjetor, avokati i popullit Ixhet Memeti tha se e vetmja gjë që këtë vit është përmirësuar nga vitet e kaluar është veprimi sipas parashtresave të avokatit të popullit, por siç tha, kjo nuk vlen për të gjithë institucionet.

-Për fat të keq, pjesa më e madhe e raporteve përfundojnë në Kuvend, një prej tyre është edhe raportin për vitin e kaluar, ku paralajmëroja për procedurat e gjata të Fondit për shëndetësisë. Po të kishte tregua dikush vëmendje për parashtresat, ndoshta nuk do të kishte vdekur Tamara. Nuk është e lejueshme që për shkak të procedurave të gjata të ndërroj jetë ndonjë fëmijë ndërsa vendimi se është miratuar operacioni të arrijë dy ditë pas operacionit- tha Memeti.

Në raportin e fundit, Memeti thotë se gjendja me realizimin e të drejtës për udhëzim të shërimit jashtë vendit është e ngjashme si vitin e kaluar.

“Qytetarët sërish ballafaqohet me procedura të gjata për sjelljen e vendimeve për shërim jashtë vendit, për çka nga ana e avokatit avokati i popullit u kërkua përshpejtim të procedurave dhe vendimmarrjes në afatin e parashikuar ligjor”, shkruan në raport.

Shkëputje nga raporti i vitit 2013:

“Në lidhje me të drejtën e shërimit jashtë vendit, është i vogël i parashtresave ndërsa për nga veprimi me të njëjtat, del konstatimi për procedurat e gjata të vendimmarrjes dhe mosrespektimit të propozimit për dërgim shërimi jashtë vendit nga ana e mjekëve, edhe pse nuk ka kushte për mbrojtje përkatëse në R. e Maqedonisë. Njohuritë e avokatit të popullit që të përshpejtohet procedura dhe të konfirmohet siç duhet gjendja faktike, dhe nëse vlerësohet se shërimi nuk mundtë sigurohet në R. e Maqedonisë, të mundësohet shërim jashtë vendit, pjesërisht u pranuan”.

Shkëputje nga raporti i vitit 2013:

“Qytetarët të shpeshtën ankoheshin për marrjen jo në kohë të përgjigjeve sipas kërkesave për miratimin e shërimit jashtë vendit. Për dallim nga vitet e mëhershme, në këtë periudhë të raportit janë dorëzuar numër i vogël i parashtresave që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës për shërim jashtë vendit. Avokati i popullit intervenoi që të përshpejtohet procedura dhe të vërtetohet siç duhet gjendja faktike, kështu që nëse vlerësohet se shërimi nuk mund realizohet në R. e Maqedoni, të mundësohet shërim jashtë vendit, pas çka një pjesë e qytetarëve e realizuan këtë të drejtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button