fbpx

Me brohoritje “Ua censurës” u zhvillua protesta para RTVM-së (FOTO)

Qindra qytetarë janë mbledhur para Radiotelevizionit të Maqedonisë për të protestuar ashtu edhe siç u paralajmërua, duke shprehur kështu pakënaqësi ndaj RTVM e cila refuzon të publikojë audio incizimet e ‘bombave’ të cilat i publikon lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Disa nga qytetarët mbajnë shkronja të cilat se bashku formojnë domethënien “Ua censurës”.

Fleta në ta cilat janë të shkruara po këto të njëjtat fjalë po shpërndahen në mesin e qytetarëve të cilët u mblodhën për të protestuar.

Kjo protestë në të cilën qytetarët tregojnë pakënaqësi ndaj RTVM-së u organizua nga Stojançe Angelov, i cili para pak kohe çdo mbrëmje protestonte para objektit të RTVM-së.

“Po të ishin të ndershëm dhe guximtarë deri më tani prokurorët do të kishin arrestuar gjysmën e Qeverisë. Ne çdo ditë bëjmë thirrje që të zgjohen prokurorët dhe të zbatojnë ligjet, bëjmë thirrje që Gruevski dhe ministrat të japin dorëheqje, sepse vetëm kështu do të mund t zbardhin fytyrën e tyre tani më të nxirë. I mbani me frikë personat e juaj, as ata nuk ju duan e lëre më populli”, deklaroi Angelov para RTVM-së.

Protesta para RTVM-së 5Protesta para RTVM-së 4Protesta para RTVM-së 3Protesta para RTVM-së 2Protesta para RTVM-së 1

Lajme të ngjashme

Back to top button