Strugë, dy persona kapen me drogë

Banori i Veleshtës dhe një student nga Turqia janë kapur duke paketuar dhe bërë gati drogën për ta shitur.

Siç njofton policia e Ohrit, nga Struga është paraqitur padi penale kundër B.I. (24) nga Veleshta e Strugës dhe T.B.(20) nga Turqia i cili kishte lejeqëndrim për student në Strugë.

Më 25 mars të këtij viti në shtëpinë në rrugë “15 korpus” në Strugë dy të arrestuarit janë gjetur dike paketuar dorgj të llojit heroin dhe marihuanë, të cilën e bënin gati për shtije.

Gjatë bastisjes në njërën prej dhomave, është vërejtur një materie pluhur ngjyrë kafeje, ku sipas tyre është marrë nga një person nga Veleshta me çmim prej 6 mijë denarëve. Gjithashtu janë gjetur edhe paketime të shumta të marihuanës dhe heroinës.

Në xhepin e xhaketës së B.I. është gjetur një pako prej 28 gramësh që përmbante marihuanë, të cilën si duket ishte duke e dërguar ndonjë të varuri nga droga, për ta shitur atë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button