Frroku i prangosur, Doshi me “duar në xhepa” në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë ligjshmërinë e ndalimit nga Prokuroria e Përgjithshme të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Froku.
I pari që ka mbërritur në organin e gjyqësorit për tu njohur me masën e sigurisë ishte deputeti Mark Frroku.

Rreth orës 12:58 ai ka zbritur nga makina e policisë me pranga ne duar, për tu drejtuar para 5-shes së gjyqtarëve të përcaktuar për këtë çështje.

Ndërkohë vetem pak minuta me pas, ne oren 13:17 minuta ka mberritur n ga Drejtoria e Policise edhe deputeti Tom Doshi.

Ndryshe nga Frroku, per Doshin ishte gjetur nje tjeter zgjidhje. Deputeti si duket nuk ka pelqyer prangosjen e dy duarve.

Ai u shfaq para kamerave me njeren dore ne xhep, ndersa tjetren e kishte te lidhur me pranga me efektivin e “Shqiponjave” qe e shoqeronte.

Rreth ores 13:30 do te njihet me masen e sigurise. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button