Kongresi i BDI-së, diplomatët me kritika të hapura për qeverinë e diskredituar politikisht

Kongresin tematik të BDI-së i cili zhvillohet sot dhe nesër në Shkup, fjalim mbajtën edhe diplomatët si Daniell Server, Piter Feith, Ervan Fuere dhe të tjerë.
LIVE: Kongresi tematik i BDI-së (VIDEO)
Si që transmeton gazetarja e Portalbit nga terreni, Server i cili fjalimin e tij e mbajti përmes bisedës online në Skype i zhveshur nga dorezat diplomatike mes tjerash tha se Maqedonia e ka humbur kredibilitetin e saj para syve të ndërkombëtarëve për shkak të skandalit të përgjimeve.

Ai më tej u shpreh se Maqedonia nuk mund të krahasohet me SHBA-në, dhe të mos tentojë ta bëjë një gjë të tillë pasi që zhvillimi i Amerikës është larg shumë nga ai i Maqedonisë që është një shtet i vogël, transmeton Portalb.

Fuere: BDI ta pyet veten çfarë qëllimi ka që rri ende pjesë e këtij sistemi politik?
Më i ashpër megjithatë ishte ish euro-ambasadori në Maqedoni, Ervan Fuere. Ai madje i drejtoi pyetje direkte BDI-së pse qëndron në koalicion qeveritar me VMRO-në e cila ka shkelur të gjitha standardet dhe vlerat për të cilat lufton BDI. Është koha ta bëjmë pyetjen thelbësore: Cili vend në Evropën Perëndimore do ta toleronte këtë strukturë politike?!, theksoi ai duke shtuar se kjo Qeveri e ka humbur tërë kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj.

“BDI duhet ta pyet veten se çfarë qëllimi ka që rri ende pjesë e këtij sistemi politik, nëse parimet mbi të cilat u formua kjo parti nuk ekzistojnë më? Pyetja e njëjte megjithatë i parashtrohet edhe partive të tjera që janë pjesë e një strukture kaq të diskredituar politike?! Është koha që të shikohet para dhe të drejtoheni ka një proces tanzicional si që kam këshilluar këto ditët e fundit” tha mes tjerash Fuere, transmeton Portalb.

Fuere: Bisedat e përgjimeve janë autentike dhe dëshmojnë sa të këqij janë funksionarët në fjalë
Sa i përket skandalit të përgjimeve, ai tha se zërat janë autentik nuk ka asnjë montazhë dhe se ka pasur mundësinë ti dëgjojë vetë, transmeton Portalb.

Nga bisedat mund të dëgjoni gjëra të pista dhe këqia që këto funksionarë i bëjnë me vite të tëra, theksoi ai duke shtuar se në vitin 2005 Maqedonia ishte para dyerve të Bashkimit Demokratik ndërsa tani është në krizë të madhe dhe nuk ec përpara me këtë përbërje qeveritare.

“Pa marrë parasysh se kush është përgjegjës për këtë skandal të përgjimeve, aty shihet një shkelje frapante e të drejtave të njeriut dhe ndershmërisë njerëzore. Qeveritarët me një arrogancë të skajshme që vërehet në bisedë sillen sikur shteti është prona e tyre. Ata vite të tëra kanë shpërdorur besimin e qytetarëve me frikë dhe duke i nënçmuar ata me gjuhë raciste dhe fyese” tha Fuere, transmeton Portalb.

Mallias: Qeveria e Maqedonisë na provokoi rëndë

Ish ambasadori grek në ShBA, Alexandros Mallias, tha se vendi i tij dëshiron ti ndihmojë Maqedonisë në procesin integrues, ndërsa akuzoi Qeverinë se ka bërë provokime të rënda me disa veprime të saj.

‘Greqia është gati që të ulet dhe bisedojë me vendin tuaj, për çështjen emrit gjithmonë në bazë të kornizave që i lartë përmenda. Në këtë fazë ju takon lidershipit tuaj, që të bëj edhe një milje shtesë ashtu sikur se neve e bëmë të njëjtën në 8 vitet e fundit’, deklaroi Alexandros Mallias. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button