fbpx

DAP me dënime për pjesëmarrësit në panairin e mobiljeve

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike kanë “ndërmarrë masa” edhe për pjesëmarrësit e Panairit për mobilje. Gjatë kontrolleve që janë kryer në këtë manifestim, i cili këtë vit është shpërndarë në 10 salla të panaireve, me mbi 400 pjesëmarrës të vendit dhe jashtë, janë dënuar disa prej tyre, siç thonë nga DAP, për shkak se nuk kanë poseduar aparate fiskale dhe nuk kanë dhënë fatura për prodhimet e shitura.

“Përkundër asaj se pjesëmarrja në panair është shumë e shtrenjtë, tani inspektorët na erdhën në kontroll. Paguajmë për tendën e vendosur, për reflektorët për ndriçim tani mungonin vetëm inspektorët”, ankohen pjesëmarrësit në Panair.

Ato vlerësojnë që së paku të kursehen në këto manifestime të organizuara sepse panairet janë kryesisht vende promovuese, ku vizitorët interesohen për risit në këtë sferë.

Panairi për mobilje mbahet për herë të 41, ndërsa do të jetë i hapur deri të dielën.

Lajme të ngjashme

Back to top button