Hypothyroidismi

Cfar është Hypothyroidismi ?

Hypothyroidismi është mungesa e prodhimit të hormoneve në organizëm.

Gjendra Tiroide ndodhet në mesin e qafës , ajo prodhon Hormone që më pas ato lëshohen në enët e gjakut dhe ndikojnë pothuajse në të gjitha organet, nga Zemra deri tek Koka,muskujt dhe lëkurën.Gjendra tiroide kontrollon qelizat e organizmit dhe prodhon energji nga ushqimi njëprocess i quajtur Metabolizëm.Metabolizmi luan një rolë të rëndësishëm në temperaturën tuaj trupore dhe në funkcionimin e organit më vital zemrën.

Ne rast se gjendra juaj Tiroide nuk prodhon hormone aq sa duhet kjo do të thotë që organizmi juaj ngadalson në proceset trupore.Kjo do të thotë që më pak energji prodhon organizmi juaj dhe metabolismi juaj bëhet më i ngadaltë ne proceset.

Cfarë  e shkakton Hypothyroidismin ?

Hypothyroidismi më i shpeshtë është  Hashimoto’s thyroiditis,

“Thyroiditis” është një inflamacion i Gjëndrës Tiroide kurse Hashimoto’s  thyroiditis është një sëmundje autoimmune që vet organizmi prodhon antitruptha që sulmojne Gjëndrën Tiroide.

Për paraqitjen e “Thyroiditis” gjithashtu mund te jetë shkaktarë edhe infekcionet virale.

Shtatzania

Shkaqet qe paraqitet kjo sëmundje pas Shtatzanisë ende nuk janë shumë të qarta por deri tani dihet që kjo semundje vjen si pasoj e inflamacionit kjo quhet Postpartum thyroiditis.

Por në të shumtën e rasteve pas një periudhe kohore të Postpartum thyroiditis  gjendja mund te normalizohet dhe Gjendra Tiroide të fillojë sërisht të tajojë hormone normalisht.

Kush është i rezikuar nga Hypothyroidismi?

Gratë, veçanërisht gratë ne moshë më të madhe kanë më shumë gjasa për të zhvilluar hypothyroidism se meshkujt.Gjithashtu keni më shumë gjasa për të zhvilluar hypothyroidism në qoftë se ju keni një anëtar të afërm të familjes me një sëmundje autoimune.Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:

  • Çrregullimet autoimune të tilla si diabeti tip 1, skleroza multiple, artriti rheumatoid, sëmundja celiac, sëmundja Addison-it, anemi ose vitiligo.
  • Çrregullim bipolar
  • Sindroma down
  • Sindromi Turner

Simptomat ?

Gjendja trupore: përgjumje, pa aftësi për të ushtruar, ndjenjë të ftohtë, dobësi, apo lodhje.

Gjendja emocionale të ndryshueshme apo trishtim dhe ramje të flokëve.

Gjithashtu mund të shfaqen edhe: dobësim të muskujve, kolesterol të lartë, tiroide të zgjëruar, sytë e fryrë, shkalla e ngadaltë të zemrës, disfunkcion seksual, këmbët dhe duart të ftohta, ënjtje, gjakderdhje të parregullt mitrës, thonjtë të brishtë, lëkurë të thatë, nervozizëm, ngjirurit e zërit,konfuzion, zbehje, depresioni, ndjeshmëri të ftohtë, apo shtim në peshë.

Si mund diagnostifikohet Hypothyroidismi ?

Në rast se keni simptoma të hypothyroidismit atëherë vizitoni mjekun tuaj tëfamiljes dhe ai sigurisht që do të ju sugjeroj që të bëni analiza te gjakut si :

  • Thyroid-stimulating hormone (TSH)
  • T4 (thyroxine)

Ne rast se në analizat tuaja të gjakut del që keni nivel më të ulët të T4 ajo do të thotë që ju keni Hypothyroidism, disa njerëz të tjerë mund te kene rritje te TSH që njekohësisht të kenë nivel normal të T4, kjo quhet gjendje subklinike e hypothyroidismi, kjo ështe stadi i pare i sëmundjes.Në rast se rezultatet tuaja të analizave laboratorike të Gjëndrës tiroide janë të parregullta, mjeku juaj mund të urdhërojë një Echo të tiroides ose skenim të tiroides për të kontrolluar për çregullime ose inflamacion.

Trajtimi – Mjekimi

Nëse keni hypothyroidism, mjeku juaj do të ju përshkruaj barna për T4 sintetik të hormoneve. Ju do të duhet që këtë pilulë ta merni për çdo ditë.Disa medikamente të tjera mund të ndërhyjnë në mënyrën se si trupi juaj absorbon këtë hormon sintetik të tiroides. Mjekun tuaj duhet patjetër që ta informoni për të gjitha ilaçet, bimër, apo shtojcat ushqimore që ju mund të konsumoni.

Juve gjithashtu do të ju duhet anliza të regullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e hormoneve të gjëndrës tiroide. Doktori juaj mund që kohë pas kohe ta rregulloj dozën e barnave që ju merni.

Gjithashtu gjendja juaj Tiroide ka nevoje për jod që për të prodhuar hormone.Organizmi juaj nuk ka mundesi qe të tajoj jod, kështu që ju duhet të merrni atë përmes dietës tuaj. Kripë të Jodizuar gjithashtu burime të tjera ushqimore prej jodi përfshijnë peshk deti, vezë, produkte bulmeti, dhe alga deti.

Lajme të ngjashme

Back to top button