Nuk ka debutim të dielën për Alijin dhe Ajetin

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë., raporton Super Sport.

Dy mbrojtësit e grumbulluar nga Gianni De Biasi nuk kanë marrë ende lejen nga FIFA për t’u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave.

Një problem jo i vogël ky i De Biasit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mërgim Mavrajt, që lë që boshllëk jo të vogël në mbrojtje, i cili mund të mbulohej nga një prej dy lojtarëve që luajnë në kampionatin zviceran.

Por, mungesa për momentin e lejes së FIFA-s bën që dy lojtarët që mos jenë në dispozicion të trajnerit tonë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Mungesa e Mavarajt, por dhe ajo e Ajetit dhe Alijit tashmë shtyn De Biasin drejt vendosjes së Debatik Currit përkrah Lorik Canës në mbrojtje.

Ndërkohë që një alternativë mund të jetë dhe zhvendosja e Andli Lilës për në qendër, pozicion që e ka mbuluar në debutimin e De Biasit në Gjeorgji.

Lajme të ngjashme

Back to top button