U mbajt dita e parë e Kongresit tematik të BDI-së (VIDEO)

Ka filluar punimet Kongresi tematik i BDI-së. Kongresin e hapi nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, ndërsa fjalimin e parë e mban lideri i partisë Ali Ahmeti ku do të sqarojë temat me të cilat ka të bëjë Kongresi, ndërsa me fjalimet e tyte do të kontribuojnë edh ish ambasadorët si Piter Feith, Ervan Fuere…, pastaj Daniel Server, Erhard Busek dhe tjerë. Integrimet euroatlantike, fqinjësia e mirë, demokracia konsensuale, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë e barabarta do të jenë temat të cilat do t’i trajtojë kongresi dyditorë i BDI-së.

Ahmeti për “bombat”: Le të publikohet gjithçka
Gjatë fjalimit të tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e tij për “bombat” e Zaevit duke thënë se le të publikohen të gjitha sepse partia e tij dhe ai nuk bën politkë të fshehtë.

“Edhe përkundër zhvillimeve dramatike në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Maqedonia dhe Ballkani perëndimor u rikthyen fuqishëm në agjendën e Vashingtonit dhe të Brukselit si punë të papërfunduara. Këtu nuk mund të lë pa përmendur edhe deklaratën e Sekretarit të shtetit amerikan, Xhon Kerri, i cili pa ekuivoke theksoi se Maqedonia është në vijën e kuqe të zjarrit në përplasjet midis interesave Amerikane dhe Evropiane përballë interesave ruse. Por njëkohësisht edhe Ministri i jashtëm rus deklaroi që zgjërimi i NATO- s me vendet e Ballkanit Perëndimir, përfshirë Maqedoninë, paraqet kërrcënim për zonën e interesit rus.

Pas gjitha këtyre zhvillimeve dhe renditjeve të punëve në orar të volitshëm për të vepruar mbi zgjidhjen e çështjes së emrit, në Maqedoni ndodhi kriza politike me të ashtuquajturat bomba.

Por edhe para bombës, e pas bombës, ne, të gjitha punët i kemi bërë në bashkëpunim me Vashingtonin dhe Brukselin, sepse synojmë të integrohemi në NATO dhe BE, andaj dhe partner i kemi ata.Prandaj, në paraqitjen time të parë publike, rreth situatës së re, kërkova monitorim ndërkombëtar me ekip politik të përforcuar nga ekspertë ligjor dhe të hetuesisë.

Gjithashtu kërkova që asgjë të mos mbetet enigmatike dhe të shuhet kurreshtja e opinionit, andej po e përsëris edhe këtu sot para jush, çdo gjë që ekziston për Bashkimin Demokratik për Integrim, le të del në shesh. Bile, çdo bisedë e imja, qoftë për punë politike, qoftë për punë private, le të publikohet. Unë, miqtë e mi, nuk bëj politikë me standarde të dyfishta.
Ali Ahmeti gjate Kongresit te BDI

Unë, nuk mendoj natën se ç’far sherri të bëj ditën. Unë, si mendoj, ashtu edhe flas. Si flas, ashtu edhe veproj. Si kam folur në Shipkovicë, kam folur edhe në Reçicë, si kam folur në Reçicë, kam folur edhe në Shkup, por edhe në Vashington dhe Bruksel. Qëndrimet dhe politikat tona janë qëndrueshme, shtetformuese dhe transparente. Ne agjendë tjetër nuk kemi.

Nuk zhvillojmë politika konsipirative, sepse dëgjoj skenare nga më të ndryshmet për gjoja bashkëpunime të fshehta me LSDM-në apo VMRO-në për këtë apo për atë çështje.

Jo, asnjëherë s’kemi punuar ndryshe nga ajo se si kemi folur dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmën, sepse ne, të vetmin partner strategjik e kemi popullin dhe i detyrohemi vetëm atij. Prandaj, zgjidhjen e krizës aktuale politike e shohim në vendosjen e menjëhershme të dialogut politik midis palëve me ndërmjetësim politik të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Vashingtonin me agjendë të paracaktuar dhe të këmbëngulet gjer në zbatimin e saj të plotë. Dialogut politik duhet medoemos t’i bashkangjitet edhe Bashkimi Demokratik për Integrim sepse asnjë zgjidhje për Maqedoninë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa pjesëmarrjen e komunitetit të dytë më të madh në vend.

Pa paragjykuar rezultatin e dialogut politik i cili duhet që të rikthen stabilitetin politik në vend, të hap rrugën për zgjidhje institucionale të aferës së përgjimeve, të rivendos demokracinë parlamentare, ne të Bashkimit Demokratik për Integrim, fuqimisht besojmë që ky dialog duhet të prodhojë edhe konsensus kombëtar mbi nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit me kontribut konstruktiv jo vetëm nga të gjitha palët e përfshira, por edhe nga mediat, shoqëria civile, bota akademike.” tha mes tjerash Ahmeti.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Gjatë fjalimit të tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e tij për “bombat” e Zaevit duke thënë se le të publikohen të gjitha sepse partia e tij dhe ai nuk bën politkë të fshehtë.
    Tani më edhe gomari e ka kuptuar politikën e juaj transparente, ….jeni duke luftuar për Maqedonin në BE me shqipëtarët e futur në varfërin e skajshme dhe nën vazalitetin total ndaj maqedqsve, maqedonasve të till që vazhdimisht krekosen se janë në mbrojtje të krishterimit duke I pushtuar në vazhdimësi hapësirat shqipëtare me eksponimet e ndryshme siç janë eksponatet e figurave nga kulltura, historia dhe pushtuesve nga vendet fqinje….. Ju zotërinjët nga BDI dhe PDSH me plitikën e juaj “transparente “keni punuar vetëm për interest e juaj partiak dhe personal e keni katandisur popullin e juaj fell e ma fell në robëni, pa kurfare të drejtash në varrfëri të skajshme, në gjendëje shum shumë ma poshtruese se ajo e paraluftës në vit.2001 që ju e udhëhoqët, për kë keni luftuar, për çka luftuan ata që u vranë
    ??? o ju tani mallkuar qofshit me kongresin e juaj…

Back to top button