Për dy javë 241 milionë euro borxh në banka

Edhe pse nuk ishin të përfshira në kalendarin e Ministrisë së Financave për ankande të letrave me vlerë shtetërore, Qeveria sërish nga bankat komerciale vendore kërkon huamarrje të re në vlerë prej 124 milionë eurove, me afat kthimi për tre vjet. Ky është ankandi i tretë që po realizohet nga Ministria e Financave brenda muajit mars. Dy javë më parë në tregun e brendshëm financiar përmes letrave me vlerë shteti morri hua në vlerë prej 21 milionë eurove, ndërsa javën e kaluar po ashtu nga emetimi i letrave me vlerë nga bankat komerciale vendore Qeveria morri kredi në vlerë prej 95 milionë eurove.

Kështu vetëm në muajin mars përmes tre ankandeve të letrave më vlerë shteti ka huazuar nga bankat vendore rreth 240 milionë euro duke e çuar kështu borxhin publik në rreth 4 miliardë euro.

Për ekspertët ekonomik futja e shtetit në borxh të ri në tregun financiar vendor është tregues real se të hyrat në buxhet nuk realizohen sipas planifikimeve të bëra për këtë vit dhe se Qeveria ka probleme serioze sa i përket sigurimit të parave të rrogave, pensioneve dhe ndihmave sociale, si dhe kthimin e huave të mëparshme të marra vite më parë po nga bankat vendore.

“Nëse e shohim strukturën e të hyrave në buxhet, i cili kryesisht mbushet nga tatimet personale dhe tatimi i vlerës së shtuar, në këtë aspekt ende ekziston rreziku të mos kemi të hyra të mjaftueshme në buxhet. Kjo e para si pasojë e uljes së fuqisë blerëse dhe e dyta aktiviteteve të ulëta ekonomike. Kjo edhe me tepër tregon se shteti nuk ka para të mjaftueshme të kthen huatë e marra vite më parë pikërisht nga letrat me vlerë nga bankat vendore”, thotë Visar Ademi, ekspertë ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button